Emigrantët pengohen të votojnë/ Kristaq Kume zbulon “kurthin” në draftin e Reformës Zgjedhore
  • 4 years ago
Por, ashtu sikurse thotë një fjalë popullore nga e thëna në të bërë na ndan një det i gjerë. Pengesa e parë e cila vështirëson votimin e emigrantëve në 2021 është mos identifikimi i vendbanimit të shqiptarëve të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë.

?Janë të paktë ata shtetas shqiptar që kanë regjistruar në regjistrimin e gjendjes civile vendbanimet e tyre. Nëse nuk e ke bërë këtë gjë, sipas draftit nuk mund të aplikosh dhe të votosh nga jashtë vendit. Nuk pamundëson votën e emigrantëve, por e vështirëson shumë?, tha Kume.

Edhe nëse procesi shkon sipas skenarit më të mirë të mundshëm, sërish vota e emigrantëve nuk do të shkojë për zonën se ku banon ai, por vetëm për Tiranën. Hartuesit e Kodit të ri elektoral kanë parashikuar që zgjedhësit, të cilët kanë vendbanimin e përhershëm jashtë vendit, përfshihen në një zonë unike qendre votimi, pavarësisht nga numri i tyre.

?Votat e emigrantëve do përllogariten për të ndarë krahas votat e të tjerëve për të ndarë këto 34 mandate, kaq. Votat e emigranteve nuk prodhojnë si të tillë mandat me vete. Nuk është përsosur kjo është që votat e emigrantëve të kenë një apo disa mandate në Kuvendin e Shqipërisë siç është një ndër zgjidhjet që është e aplikueshme në vendet e tjera. Natyrisht për të bërë këtë gjë do duhet të bëhen ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë?, tha ai.

Por sa do të ndikojë përqëndrimi i votave të shqiptarëve të cilët jetojnë jashtë vendit vetëm në një qark në ruajtjen e parimit të barazisë së votës?

? Për të tilla raste edhe në dokumente ndërkombëtare rekomandohet që në të tilla kushte duhet të merret vendimi çfarë peshe do kenë votat e emigrantëve kur ato konvertohen në mandate. Dhe si rregull barazia e votës së shqiptarit që ndodhet në territorin e vendit me atë jashtë nuk është e njëjtë. Kjo nuk është trajtuar?, tha ai.

Mënyrën e administrimit dhe hartimit të akteve nënligjore për votën e diasporës do ta ketë KQZ-ja e re e cila do të ngrihet 30 ditë pas miratimit të saj në Kuvend.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Emigrantet#TopChannel
Recommended