300 firma për t'u shpallur minoritet, kryebashkiaku i Finiqit: Pakicat greke kërkojmë përfaqësi
  • 4 years ago
Drafti i Ministrisë së Brendshme për minoritetet është mirëpritur nga përfaqësuesit e minoritetit grek në Jugun e Shqipërisë. Kryetari i Bashkisë Finiq, njëherësh edhe kryetar i partisë MEGA, Kristo Kiço në një intervistë për Report Tv  për gazetarin Limoz Dizdari shprehet se ligji është shumë i domosdoshëm dhe do t'i shërbejë minoritetit grek.

"Projektligji për ligjin e minoriteteve me aktet nënligjore besoj se edhe pse një veprim i vonuar 2017 besoj se është një zhvillim pozitiv i pjesës së përdorimit të gjuhës dhe tabelave të emërtimeve të rrugëve. Kemi marrë pjesë në këtë diskutim kemi bërë sugjerimet tona për minoritetin grek në veçanti", tha Kiço.
Recommended