Punëtori gjen 2 pistoleta pranë spitalit privat, i fshehën 'ushtarët' që po ruanin ekzekutorin
  • 4 years ago
TIRANE-Gjenden dy armë zjarri pranë spitalit privat në Qytet Studenti ku po mjekohej fshehurazi Eduart Lamaj i akuzuar si ekzekutori i dy biznesmenëve në Laç, Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Armët ishin fshehur në daljen e pasme të spitalit privat. Policia thotë se pistoletat, njëra 'Glock' dhe tjera 'Bereta' me vjaska për silenciator ishin fshehur në një pusetë pas klinikës ku mjekohej ilegalisht autori i dyshuar i vrasjes. Por, Report Tv sjell foton e pistoletave dhe pamjet nga vendi ku ishin fshehur armët, në daljen e pasme të spitalit privat, jashtë rrethimit të murit ndarës, jo në pusetë, por poshtë disa pllakave në një rrugicë në rikonstruksion.
Recommended