Atentati tek Komuna e Parisit: Lidhjet e 26 vjeçares me Sebastian Malin dhe viktimën, Hekuran Billa

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Adiola Lakra 26 vjeçarja e arrestuar një ditë më parë nga policia si e përfshirë në vrasjen e Hekuran Billës është zbuluar nga kamerat e sigurisë të servisit ku kishte shkuar me një nga të akuzuarit si autor në ekzekutim.

Bëhet fjalë për Sebastian Malin me të cilin 26 vjeçarja është filmuar ditën e ngjarjes teska ndërronin makinën tip smart të marrë me qera në Shkodër me një makinë tjetër. Dëshmia e punonjësit të servisit, që i riu kishte shkuar në servis së bashku me nje vajzë, ka bërë që policia dhe prokuroria të sekuestrojnë kamerat e sigurisë te servisit nga ku edhe është fiksuar 26 vjeçarja.

Ora News mëson se pas identifikimit policia është vene ne ndjekje te 26 vjeçares të cilën më pas e ka arestuar. Mësohet se Adiola Lakra ka pranuar para hetuesve se ka qënë e lidhur me Sebastianin ndersa ky i fundit i ka kërkuar të afrohet me Hekuran Billën për të cilin i kishin thënë ta mbante ne vezhgim pasi ishte hasmi i tyre, por sipas saj nuk kishte dijeni se do ta vrisnin.

Edhe ditën e ngjarjes 26 vjecarja ka treguar se ka komunikuar me Billën me te cilin ishte ne lidhje që prej nje viti dhe e kishin lëne për tu takuar te Komuna e Parisit. Momentin e ekzekutimit majde ajo ka qenë në komunikim me viktimën. Adjola Lakra ka treguar me tej se ne komunikimet me te kishte përdorur një numër telefoni të cilin nuk e mbante mend pasi e kishte asgjësuar.

Për momentin dëshmia e vajzës është prova me e fortë e prokurorisë që lidh vrasjen me autorët e dyshuar, si dhe kamerat e sigurisë të levizjes së Sebastian Malit se bashku me 26 vjecaren.

Mesohet se policia eshte në kërkim edhe të personave të tjerë të dyshuar se janë përfshirë në vrasje, ndërsa 26 vjeçarja si dhe dy të arrestuarit e deri tanishëm Sebastian Mali dhe Viktor Marku rrezikon akuzën e vrasjes në bashkëpunim, për të cilën prokuroria i ka kërkuar gjykatës të vendos masën e sigurisë ?arrest me burg?.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/atentati-tek-komuna-e-parisit-lidhjet-e-26-vjecares-me-sebastian-malin-dhe-viktimen-hekuran-billa

Ndiqni edicionin e plotë këtu: https://youtu.be/51dJ12IRKRg

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended