Top News - Ekzekutimi i Billës/ Po fliste me të dashuren kur u vra

  • 4 years ago
Hekuran Billa ka qenë duke folur në telefon me të dashurën në momentin që u ekzekutua me breshëri automatiku në mbrëmjen e 11 qershorit në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Ka qenë ky detaj që I ka dhënë një indicie policisë nga ku u zbulua 26-vjeçarja Adjola Lakra, me origjinë nga Berati, por me banim prej vitesh në Tiranë, e cila të premten u arrestua si bashkëpunëtore në vrasjen e Billës.
Adjola Lakra e dashura e Hekuran Billës, e cila e nxorri në pritë ka qenë telefonata e fundit që 40-vjeçari ka pasur para se të vritej. Lakra ka qenë duke folur me të dhe kjo telefonatë ka qëndruar hapur edhe pas ekzekutimin. Ka qenë kjo një nga indiciet e policisë për të vënë 26-vjeçaren në vëzhgim dhe përgjim. Nga hetimet ka rezultuar se vajza nga Berati kishte lënë takim me Hekuran Billën në vendin ku ky i fundit mbeti i vrarë.
Adjola Lakra u arrestua këtë të premte nga policia, teksa ka pranuar se është paguar nga Viktor Marku, I akuzuari si vrasës I Billës, për t?i dhënë informacione mbi vendodhjen e tij, por theksoi se nuk kishte dijeni që do e vrisnin. Lidhja e saj me Hekuran Billën kishte ndodhur rreth 1 vit më parë, sapo ai ka dalë nga burgu i Fushë-Krujës. Adiola ka pohuar në polici se është e njohura e Sebastian Malit, nipit të Viktor Markut, bashkëpunëtor në krim, dhe se ai ia ka kërkuar si nder, por edhe duke i dhënë para që të flirtonte me Billën për të mësuar më tepër rreth tij.
Pas arrestimit të vajzës 26 vjeçare shkon në 3 numri personave që janë arrestuar për vrasjen e Hekuran Billës. Viktor Marku, I arrestuar si autori kryesor i dyshuar edhe Sebastjan Mali, nipi i tij , i cili ka vëzhguar lëvizjet e 40 vjeçarit dhe ka njoftuar autorët për të kryer ekzekutimin dhe po kërkohen edhe dy persona të tjerë që kanë ndihmuar.
Arsyeja e vrasjes së Billës në mbrëmjen e 11 qershorit ka qenë për gjakmarrje, pasi viktima në vitin 2006 ka vrarë në Londër Prel Markun, vëllain e Viktorit. Hekuran Billa ishte dënuar me 25 vite burg për këtë krim, por ishte liruar nga drejtësia shqiptare para një viti.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HekuranBilla#TopChannel