Top News - Beyer: Akuzat e Speciales nuk ia ulin meritat UÇK-së

  • 4 years ago
Raportuesi për Kosovën në Bundestagun gjerman dhe në Këshillin e Evropës, Peter Beyer, tha në një prononcim për DW se akuzat ndaj krerëve të UÇK-së janë hap pozitiv drejt pajtimit.


Deputeti gjerman i Unionit Kristiandemokrat, sqaroi se Prokuroria Speciale nuk akuzon UÇK-në, por disa individë të saj dhe i bën thirrje Kosovës të mbështesë Gjykatën Speciale në Hagë.

?Të gjithë duhet ta shohin qartë se nuk është UÇK-ja që është në bankën e të akuzuarve këtu, por individë që ishin në pozicione drejtuese në UÇK në atë kohë. Meritat e UÇK-së janë të padiskutueshme. Ky zhvillim aktual duhet të shihet si një shenjë pozitive nga populli i Kosovës, pasi tregon se vendi është ne rrugën e shtetit kushtetues funksionues. Pajtimi është një element shumë i rëndësishëm në trajtimin e së kaluarës. Ai mund të funksionojë vetëm nëse identifikohen krimet e luftës ? pavarësisht se kush i ka kryer ? dhe ndiqen ose dënohen në përputhje me të drejtën. Gjykata Speciale dhe Prokurorët e saj luajnë këtu një rol vendimtar dhe duhet të mbështeten fuqimisht nga të gjitha forcat shoqërore dhe politike në Kosovë dhe partnerët evropianë.?

Beyer u bëri thirrje organeve ligjvënëse në Kosovë që të mos e tërheqin bazën ligjore të Gjykatës Speciale.

?Nuk mund të përjashtohet mundësia që në Parlamentin e Republikës së Kosovës do të bëhen përpjekje për tërheqjen e bazës ligjore për Gjykatën Speciale. Përpjekjet e tilla duhet të kundërshtohen me gjithë qartësi në qasje. E njëjta vlen edhe për heqjen dorë nga imuniteti i Parlamentit. Çdo gjë më pak do të ishte fundi i besueshmërisë së elitave politike kosovare në rrugën drejt Evropës, dhe qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë këtë?, u shpreh ai.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PeterBeyer#HashimThaci#TopChannel

Recommended