DASH dhe BE mbeshtesin Gjykaten Speciale | Lajme - News

  • 4 years ago
Një hap drejt vënies së drejtësisë dhe ripajtimit në Ballkanin Perëndimor është vlerësimi që i jep Departamenti i Shtetit ngritjes së akuzave ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli nga Zyra e Prokurorit Special në Hagë.

Siç njofton Zëri i Amerikës, Departamenti i Shtetit thotë se ky njoftim është esencial për përparimin e shtetit ligjor dhe drejtësisë për viktimat në Kosovë, si dhe për vendin, që të kapërcejë këtë periudhë të tmerrshme dhe të bashkohet me komunitetin euro-atlantik. DASH i bën thirrje Gjykatës Speciale që t?i përmbahet mandatit të saj.

Bashkimi Evropian reagoi me një deklaratë të zëdhënësit Peter Stano i cili tha se Brukseli është ?mbështetës i fortë i punës? së Gjykatës dhe Prokurorisë Speciale, sepse ato janë ?dëshmi e rëndësishme e përkushtimit të Kosovës ndaj sundimit të ligjit?, i cili njëherësh është element kryesor i rrugës së Kosovës në BE.

BE thotë se nuk komenton procedurat e Gjykatës Speciale, e cila duhet të vazhdojë të bëjë punën e saj në mënyrë të pavarur, pa ndërhyrje.

Edhe në Tiranë ka pasur reagime të shumta.

Presidenti Ilir Meta thotë se ?ne besojmë në pafajësinë e Thaçit, Veselit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre?. Sipas Metës, edhe më parë janë ngritur akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK, por pafajësia e tyre dhe drejtësia e luftës është konfirmuar.

Kryeministri Rama shprehet se e ka pritur me indinjatë kur ka parë listën e Tribunalit Special dhe ka lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Rama thotë se është dhe do të jetë deri në fund në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit.

Një reagim ka bërë edhe kreu i opozitës Basha, që shkruan se asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor.

Ndërsa ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se akuzat ndaj individëve të veçantë nuk mund të zbehin luftën çlirimtare të Kosovës si faqen më të ndritur të qëndresës shqiptare për liri e dinjitet kombëtar, që nga luftrat e Skënderbeut.

?Uroj që të akuzuarit të provojnë para botës pafajësinë e tyre. Vlerësoj vendimin e z.Thaçi për të mos përfaqësuar Kosovën në takimin e Washingtonit?, thotë Berisha.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/