Vota e emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme? Rama: Të jemi realistë, problemi jo vetëm teknik

  • 4 years ago
Ministri Pandeli Majko tha se vota e emigrantëve do të realizohet në zgjedhjet e ardhshme, por për kryeministrin Rama kjo duhet parë në mënyrë më realiste dhe nuk mund të thuhet 'PO' me 100 % siguri. Kjo pasi për votën e emigrantëve, Rama theksoi se nuk ka nevojë thjeshtë për zgjidhje teknike, por për pranim të zgjidhjes dhe mekanizmit që do të përdoret, në mënyrë që në të ardhmen të mos ketë kontestim nga asnjë palë. Rama kërkoi dhe nga diaspora të marrë pjesë në monitorimin e mekanizmit nga pikëpamja teknike mbi efektshmërinë dhe integritetin e tij.

Recommended