Mbyllet fasoneria në Vlorë, punëtorët në protestë: Do bashkëjetojmë me virusin, nuk do të vdesim

  • 4 years ago
Një fasoneri është mbyllur në Vlorë nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, pasi disa ditë më parë 5 punonjës rezultuan pozitivë me COVID-19. Fasoneria është cilësuar si vatër, pasi në ditët e fundit janë regjistruar disa raste, edhe në fundjavë kur ishte mbyllur, prandaj sot nuk është lejuar që të hapet.

Punëtoret e fasonerisë në Vlorë kanë protestuar para Prefekturës, pasi fabrika u mbyll për shkak të shtimit të rasteve me covid-19. Ato kërkojnë rikthimin në punë ose pagesë për kohën që do qëndrojnë të pezulluara. Fasoneria u mbyll sot nga ISSH pasi 5 punonjëse dolën me covid-19, ndërsa vetë punëtorët thonë se nuk kanë frikë nga virusi.

Recommended