Gjoka: Ndotësit kryesorë transporti, ndërtimi, industria dhe banesat. Nuk kemi studime nga shteti
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Rodion Gjoka ekspert mjedisi, i ftuar në Ora News foli për ndotësit kryesor që ndikojnë në kryeqytet.

Sipas tij përgjatë 2019-tës kemi tejkalime të përqendrimit të ndotësve si dyoksidi i azotit dhe grimcat PM5 dhe PM10.

Gjoka tha se janë 4 faktorët kryesorë të ndotjes janë transporti, sektori i ndërtimit, industria dhe banesat që djegin lëndë djegëse.

Rodion Gjoka: Gjatë 2019-tës kemi tejkalime të përqendrimit të ndotësve si dyoksidi i azotit dhe grimcat PM5 dhe PM10. Faktorët ndotës janë polito-institucionalë dhe ata fizikë. Te faktorët fizikë kemi 4 arsye kryesore ku i pari është transporti, më pas vjen sektori i ndërtimit, industria, po për këtë nuk kemi studime nga institucionet shtetërore dhe të katërt janë vetë banesat të cilat djegin lëndë djegëse.

3 vitet e fundit nuk kemi një raport për zhurmat dhe ndotjen e ajrit, jo vetëm në Tiranë, por edhe për qytetet e tjera të vendit. Ky është një tregues që për qytetarët mbetet e panjohur se si është cilësua e jetesës.

Në raport me transportin ndikojnë disa faktorë; së pari, flota e vjetër e automjeteve private dhe publike. Ato emetojnë diku te 2400 kiloton në vit, pastaj vijnë makinat e tonazhit të rëndë që përdoren kryesisht nga shërbimet publike. Në vend të tretë janë autobusët e transportit publik, duke shkarkuar rreth 22 kiloton.


Ndërsa faktori i 4-t, është se kemi një flotë të vjetër dhe kemi një mungesë të rregullores se si ato duhet të qarkullojnë, si dhe një trafik artificial. Faktori i fundit është cilësia e naftës, gjë e cila është e pakuptueshme, pasi nafta importohet me parametra dhe standarde, por tregtohet në pikat e karburanteve, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit në vitit 20165, ka një cilësi të papranueshme për tregtim.



Për më shumë lexoni në:

https://oranews.tv/article/gjoka-ndotesit-kryesore-transporti-ndertimi-industria-dhe-banesat-nuk-kemi-studime-nga-shteti


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv