Top News - Vrasja e Billës/ Gjykata le në burg Sebastian Malin

  • 4 years ago
Gjykata e Tiranës ka dhënë masës e sigurisë ?arrest me burg? për Sebastian Malin. 22 vjeçari është arrestuar së bashku me dajën e tij Viktor Marku për vrasjen e Hekuran Billës. Avokati I Malit, Ilir Murati kërkoi lirimin nga qelia me pretendimin se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen, por gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë duke e lënë në burg pa afat.
Hekuran Billa u ekzekutua për gjakmarrje mbrëmjen e 12 qershorit pranë një qendre tregtare në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Billa është qëlluar me breshëri plumbash teksa ishte në makinën e tij BMË X6. Ekzekutori, dyshohet se është Viktor Markut, vëllai I Prel Markut, personit që Billa ka vrarë në vitin 2006. Billa ka ekzekutuar në Londër me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm, por u lirua nga gjykatat shqiptare para nje viti.

Personi I parë i arrestuar për vrasjen e Billës ishte nipi i Viktor Markut, Sebastian Mali, si bashkëpunëtor në vrasje. Sipas policisë 22 vjeçari është filmuar nga kamerat e sigurisë duke ndjekur viktimën me makinë dhe pas vrasjes ka ndihmuar Viktor Markun për tu larguar. Mali ka mohuar gjithçka duke deklaruar se ndodhej në atë moment pranë vendit të varsjes për arsye personale, por sipas policisë ka prova të shumta që vërtetojnë se ai ka ndihmuar dajën e tij që të marrin gjakun nga hasmi I tyre Hekuran Billa.

Sipas policisë Sebastian Mali mbërriti në një pikë servisi në Laprakë, tre orë para vrasjes së Hekuran Billës. Nën justifikimin se kishte takim me të dashurën, ai kërkoi makinën e tyre. Ai iu lut punonjësit të servisit që të parkonte makinën e tij ?Smart? në servis dhe të merrte me vete një makinë ?Nissan Micra? që më vonë shfaqet në një radhë kamerash sigurie teksa i paraprin makinës së vrasësve që mbrëmjen e 11 qershorit qëlloi me 19 plumba Billën. Sipas prokurorisë kjo zbuloi skemën e përdorur nga vrasësit. Pikërisht me këtë ?Nissan Micra? u shoqërua automjeti që më pas u gjet i djegur mbas krimit në fshatin Pezë. Sipas burimeve të sigurta të Top Channel, Sebastian mali e mori mjetin 20 e 30 minuta të datës 11 qershor, me justifikimin se do të takonte të dashurën. Ai u rikthye në 23:00 për të marrë më pas makinën e tij që kishte parkuar në servis. Për këtë nder ai i kishte qerasur punonjësit e servisit me një pije freskuese, por edhe makina ?Smart? nuk ishte në pronë të të riut, ishte marrë me qira në Shkodër. Hetimet zbuluan se Viktor Marku e mori me qira ?Smart-in? më dy mijë lekë dita dhe pas krimit motra e tij u paraqit dhe pagoi detyrimin përkatës.

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se Viktor Marku ka dalë nga Shqipëria në datën 19 janar thonë burime të prokurorisë, që saktësojnë se pavarësisht kësaj alibie një dëshmitar në Shkodër i rrëfeu policisë se mjetin ?Smart? ja kishte dhënë Viktor Markut, që është vëllai i Prel Markut, i vrarë nga Hekuran Billa në Britaninë e Madhe.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, priorit...

Recommended