Top News - Dita botërore e muzikës/ Lulishtja me emrin e kompozitorit

  • 4 years ago
Qytetarët e Tiranës kanë tashme një lulishte të rehabilituar në hyrje të Liqenit Artificial. Në Ditën Botërore të Muzikës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me ambasadën polake dhe atë franceze, përuroi lulishten e re që mban emrin e kompozitorit të njohur polak, Frederic Chopin. Kete lulishte Veliaj e ka qujatur nje tjeter bizhu per kryeqytetin.

?Ky është një vit përvjetorësh; është përvjetori i Chopin, është edhe përvjetori i Tiranës kryeqytet. Një nga nismat që mund të funksionojë edhe në kohë pandemie është rehabilitimi i hapësirave publike në qytet. Sheshi ?Chopin? është hyrja kryesore e Liqenit Artificial të Tiranës, pra është një reflektim i fundit pare se të futemi në një mjedis më të qetë dhe më të pastër. Ndaj, më vjen mirë që kjo portë e Parkut të Madh të Liqenit Artificial të Tiranës, sot ka dalë në dritë; është një bizhu e pastruar nga pluhuri, ka marrë shkëlqim, është kuruar me detaje, dhe besoj se do të kthehet në një hapësirë reflektive të çfarë do të thotë sot të jesh njeri i mirë, i talentuar, por edhe evropian i mirë?
Velija nënvizoi se vetë figura e kompozitorit të njohur, që lindi në Poloni dhe u transferua në Francë, është një sinonim edhe i shumë historive të suksesit të Shqipërisë.

?Para pak ditësh ishim me Inva Mulën për të hapur sallën ?Avni Mula?, në shkollën ?Servete Maçi?, tek rruga ?e Dibrës? dhe kuptojmë se fatet i kemi të lidhura. Mund të lindim në Poloni, ose në Shqipëri, mund të fitojmë sukses në Paris, por mund të rikthehemi sërish dhe të kontribuojmë; besoj se Europa është mbështetur mbi këto themele. Ndaj, jam sot shumë i lumtur dhe mirënjohës për bashkëpunimin me Ambasadën Polake, me Ambasadën Franceze, me miqtë si Zhani Ciko, dhe të gjithë ata që e ruajnë me pasion?,


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FredericChopin#ErionVeliaj#TopChannel

Recommended