Top News - Covid, apeli i Piperos/ ‘Kufi virusit, maska e distancë’
  • 4 years ago
Mjeku epidemiolog Pëllumb Pipero ka bërë një tjetër apel për qytetarët shqiptarë nisur nga numri në rritje i të infektuarve me Covid 19 në ditët e fundit
Mjeku Pipero nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale u kërkon qytetarëve që të respektojnë masat anti-COVID, distancimin dhe mbajtjen e maskës. Duke iu referuar Malit të Zi që mbylli kufijtë, me disa shtete e një ndër to atë me Shqipërinë ai thotë se është trishtuese. Në apelin e tij për qytetarët, mjeku u kërkon mos të harrrojnë se virusi nuk ka ikur dhe se masat duhet të vazhdojnë përderia nuk janë zbuluar ilaçet dhe vaksina kundër koronavirusit.

?Nuk dua t?ju zgjoj, por zgjohuni me nje mesazh nga une/dhe ne, të pa gjumit! Eshte trishtuese te degjosh se Shqiperise i mbyllen kufijte, eshte edhe më trishtuese te degjosh se sot, disa muaj mbas fillimit te epidemise, ne spitalin Covid 1, shtrohen mbi 20 te semure, shume më shume se sa u shtruan ne nje dite, ne fillim te kesaj epidemie ne vendin tone. Virusi eshte ende midis nesh! Ne ende nuk kemi nje vaksine! Ne ende nuk kemi nje ilac ndaj tij! Po si dhe me cfar mund ta luftojme?! Vetem me nje arme! Me distance dhe me Maske! Na i hiqni kufite, duke i vene kufi virusit, thjesht dhe vetem me nje maske dhe distance!?, shkruan ndër të tjera mjeku Pipero, I cili u bën apel qytetarëve të mos dëgjojnë politikanët por specialistët.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PellumbPipero#Apeli#TopChannel
Recommended