Spartak Braho: Krimet e Gazidedes nga operacioni kundër jugut, gjakosja e gazetarëve

  • 4 years ago
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho, ish-kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ka reaguar pas publikimit të investigimit një ditë më parë nga Shqiptarja.com, ku Sali Berisha, përmes disa ushtarëve politikë, i ka vendosur një rruge në Kamëz emrin e Bashkim Gazidedes, ish-kreu të SHIK-ut famëkeq 1992-1997. Duke u ndalur tek cilësimi ?personalitet i shquar? i Gazidedes nga Partia Demokratike, Braho rendit disa nga krimet që kanë shënjuar veprimtarinë e Bashkim Gazidedes në krye të SHIK-ut. Spartak Braho e sheh veprimtarinë e zezë të Gazidedes të njësuar me atë të Sali Berishës.

?Në cilën fushë është personalitet? Vetëm në fushën e "mbrojtjes" u tregua personalitet si i graduar gjeneral me dekret të posaçëm udhëhoqi me egërsi operacionin ndëshkues të ushtrisë dhe SHIK-ut kundër popullsisë në zonat e jugut, si në Vlorë, Sarandë, Përmet, Tepelenë etj. Masakroi jo vetëm liderët socialistë, gjakosi gazetarët dhe dogji zyrat e gazetës ?Koha Jonë?, por edhe figura të PD, si Azem Hajdarin, Arben Imamin, Safet Zhulalin etj. Është personalitet se ndoqi e burgosi aktivistet ilegalë kosovarë që Adem Jashari, Remzi hoxha, Hashim Thaçi etj., se vendosi lidhje me drejtuesit e UDB-së jugosllave, me Arkanin? Se u largua si qen i zgjebosur dhe u zhduk në Azi për t?ju fshehur drejtësisë pas viteve ?97??, thekson Braho.

Recommended