Operacioni trepalesh kunder trafiqeve klandestine - (5 Nentor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Nesër fillon operacioni kundër trafiqeve klandestine. Pas një marrëveshje mes ministrave të brendshëm shqiptar, italian dhe grek, nënshkruar një muaj më parë në Greqi, policitë e tre vendeve do të fillojnë nesër operacione të përbashkëta, për të ndaluar çdo lloj trafiku tokësor dhe detar. Trupat e Interforcës italiane, do të zbresin nesër edhe në brigjet shqiptare të Adriatikut.

Një helikopter dhe dhjetëra skafe e gomone të Interforce, së bashku me policinë shqiptare, do të fillojnë patrullimin dhe aksionet për të bllokuar gomonet me klandestinë. Ndërkohë të njëjtat operacione do të zhvillohen edhe në bashkëpunim me policinë kufitare greke në kufirin jugor të vendit, nga futen më së shumti klandestinët, sidomos ata me kombësi kurde.

Bashkëpunimi me Interforcën italiane mbështet më së miri edhe nga ligji i sapo miratuar nga parlamenti shqiptar për gomonet. Operacionet përveç eleminimit të trafikut klandestinë parashikojnë të përfundojnë edhe me arrestimin e disa kokave që drejtojnë dhe menaxhojnë trafikun e qenieve nëpërmjet Shqipërisë. Ministri i Rendit Poçi së bashku me kryeministrin Meta, kanë dhënë udhëzimet e fundit, për fillimin e këtij operacioni dje në qytetin bregdetar të Vlorës./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended