Top News- Grabitje si nëpër filma/ Athinë, e pëson dhe një emigrant

  • 4 years ago
Athina ka shënuar një rritje të kriminalitetit kohët e fundit, duke shtuar pasigurinë për qytetarët. Banda të armatosura grabisin në mes të rrugës kalimtarët, madje edhe aty ku ka vëmendje të shtuar të forcave të rendit. Grupe të organizuara kriminelësh, të përbëre kryesisht prej përdoruesve të drogës dhe emigrantë nga vendet e afrikës veriore janë kthyer në tmerrin e banorëve të qendrës së Athinës.
Janë të shpeshta rastet e grabitjeve të cantave dhe sendeve me vlerë, por tashmë grupet kriminale nuk ngurojnë të ndalojnë edhe në rrugë kalimtarët dhe nën kërcënimin e thikave u vjedhin atyre sendet me vlerë.
Pamjet ekskluzive janë xhiruar nga kamerat e sigurisë së një biznesi në qendër të athinës, ku brenda 20 minutash u shenuan dy raste vjedhjesh.
Në të dy rastet viktimat ishin shtetas shqiptarë, të cilët denoncuan vjedhjen pranë autoriteteve. Ngjarja më e rrezikshme ishte në kohen që një prej banditëve, nën kërcenimin e thikës ndaloi dhe tentoi të grabisë nje shtetas shqiptar nga delvina i cili po udhëtonte me motorcikletën e tij.
Nen kërcenimin e thikes, i riu shqiptar pranoi ti japë grabitësit portofolin, por kanë qenë disa të rinj të cilët e panë ngjarjen dhe ndërhynë për ta shpetuar, duke ndjekur grabitësin dhe duke e neutralizuar atë.
Pak minuta më vonë ka mbërritur policia, por në vend që të ndalojnë grabitësin,policet prangosen viktimën. Ai u shoqërua në polici dhe iu deshën disa orë për të sqaruar ngjarjen.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Athine#TopChannel

Recommended