Superstrada Kapshtice-Korce (16 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Bllokohen punimet në superstradën Kapshticë-Korçë. Shkak për këtë është bërë mosshlyerja e plotë nga shteti e mbi 800 pronarëve që kanë ndërtime dhe toka bujqësore. Dhënia vetëm 50 % e vleftës së caktuar nuk ka kënaqur pronarët të cilët nuk u hapin rrugë ndërtimit të superstradës. Për pasojë, firma maqedonase që ndërton këtë rrugë është mbërthyer në 7 kilometra nga 33.7 kilometra që është gjatësia e superstradës dhe për më tepër në këtë objekt janë të ndërtuara dhe disa vepra arti si ura mbi lumin Shkumbin dhe ura të tjera më të vogla.
Kështu në kantierin provizor të ngritur prej firmës në Kapshticë janë bllokuar një varg makinash të rënda dhe mjaft materiale ndërtimi të sjella 5-6 muaj më parë. Sipas drejtuesve të firmës maqedonase, stina e verës është stina më e favorshme për të avancuar punimet, pasi në dimër ky vend mbulohet nga dëbora dhe punimet ndërpriten fare.

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended