Top News - 44 mijë shqiptarë janë larguar/ Emigracioni për 2019

  • 4 years ago
Instituti i Statistikave ka publikuar shifrat e shqiptarëve të larguar jashtë vendit përgjatë vitit 2019. Sipas të dhënave zyrtare janë larguar rreth 44 mijë persona si emigrantë, duke shënuar nivelin më të lartë që prej vitit 2014.
Ndërkohë, gjithnjë e më pak po preferojnë të kthehen. Në vend janë kthyer pak më shumë se 20 mijë shqiptarë, shifra më e ulët që nga viti 2010.

Që prej vitit 2016 konstatohet një rritje e tendencës për të ikur nga vendi, duke rikthyer një valë të dytë emigracioni në vend, ndonëse në nivele më të ulëta në raport e periudhën 1990-2000.
Mesatarisht nga vendi gjatë periudhës 2011-2019 janë larguar rreth 400 mijë persona. Për të njëjtën periudhë janë kthyer 236 mijë të tjerë, duke bërë që nga vendi të largohen neto rreth 164 mijë persona. Krahas rritjes së migracionit neto, Shqipëria po vuan dhe tkurrjen natyrale, me numrin e vdekjeve që po barazohet me atë të lindjeve. Sipas INSTAT, për shkak të rënies së lindjeve dhe emigracionit të lartë, popullsia e Shqipërisë u pakësua vitin e kaluar me 16.5 mijë.
Popullsia e Shqipërisë në 1 janar 2020 rezulton 2 milionë e 845 mijë e 955 banorë, duke pësuar një rënie me 0,6 përqind, krahasuar me 1 janar 2019.

Plakja e popullsisë dhe rigjallërimi i emigracionit pritet të kenë ndikim negativ në të ardhmen e vendit, si në drejtim të produktivitetit të punës, ashtu dhe të skemës së pensioneve.
Vitet e fundit bizneset po ndiejnë presionin e gjetjes së fuqisë punëtore të kualifikuar, si rrjedhojë e shtimit të tendencës së profesionistëve për të ikur, sidomos të specialistëve të teknologjisë së informacionit dhe mjekëve e infermierëve.
Situata e krijuar nga Covid-19 ka frenuar përkohësisht tendencën e emigracionit, por nëse varfëria do të rritet në vend, ky fenomen mund të rigjallërohet sërish.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#INSTAT#Immigrants#TopChannel

Recommended