Report TV - Aksident në autostradën Lushnje-Rrogoxhinë, 'Fordi' përplaset me trafikndarësen

  • 4 years ago
LUSHNJE-Aksident në autostradën Lushnje-Rrogoxhinë në afërsi të fshatit Golem. Një mjet tip "Ford" me targa AA 678ZE i drejtuar nga një 30- vjeçar ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me barrierat e hekurta anësore dhe me trafikndarësen.

Aksidenti i regjistruar rreth orës 8.30 të mëngjesit ka vetëm dëme materiale ndërsa një nga katër udhëtarët është dërguar në spital me lëndime të lehta jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë në vendngjarje drejtuesi i automjetit ka gabuar duke u fërkuar me barrierat anësore, por ka kaluar pa probleme serioze për shëndetin e drejtuesit të mjetit por edhe bashkudhëtarëve të tij.

Theksojmë se në këtë segment të autostradës aksidentet janë të shumta për shkak të humbjes së vëmendjes si edhe shpejtësisë sipër normave të lejuara.

Recommended