Trotuaret e zena ne Tirane - (11 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Të lëvizësh si këmbësor në trotuare përveç se vështirë është edhe e rrezikshme. Lokalet, kioska buzë trotuareve, shitësit ambulantë janë e keqja më e vogël. Rreziku i ndonjë aksidenti rrugor në trotuar është i përhershëm. Motorët, makinat, biçikletat, janë në lëvizje të përhershme aty ku duhet të shkelin vetëm këmbësorë.

Dikur rregulli që trotuaret janë vetëm për këmbësorët, ekzistonte edhe në praktikë për qarkullimin rrugor, por sot ky polic i qarkullimit nga praktika e punës së tij pak vjeçare nuk e di nëse biçikletat dhe motorët në trotuare janë kundravajtje dhe as nëse duhet t?i gjobisë për këtë.

Pesë deri në 50 mijë lekë të vjetra është gjoba për biçikletat dhe motorët që lëvizin në trotuare. Duke kërkuar nëpër kryeqëzimet e Tiranës gjejmë të tjerë policë rrugorë që ndonjëherë edhe ju ka ndodhur të gjobisin motorë kundravajtje, por në kushtet e qarkullimit të Tiranës të kërkosh trotuare vetëm për këmbësorët, të parëve policëve ju duket luks, pasi fluksi i tepërt i makinave në disa akse nuk lë asnjë centimetër gjerësi rruge për motorë dhe biçikleta.

Fakt është se as në tabelat e qarkullimit që janë vënë së fundmi në Tiranë, nuk gjen asnjë shenjë që të ndihmoj qarkullimin e mjeteve me dy rrota. Kështu qytetarët që lëvizin me biçikleta e motorë ju është dhënë liri e detyrueshme të vendosin vetë ku duan të ecin, në rrugë apo trotuar./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/