Rama: Me Metën ulem, përveçse caktimit të datës së zgjedhjeve sipas një Kushtetute imagjinare
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Takimi në Këshillin Kombëtar të Integrimit duket se ka qenë i fundit mes kryeministrit Rama dhe presidentit Ilir Meta për proceset integruese të vendit.

Edhe pse të dy kanë shprehur gatishmërinë për tu takuar për këtë temë, Rama tha se nuk i ka adresuar ndonjë ftesë Presidentit për këtë çështje, pasi siç tha ai integrimi nuk është muhabet.

Por derën e la të hapur për çdo temë, mjafton shtoi ai, që Meta mos ta thërrasë për të vendosur një date zgjedhjesh sipas një Kushtetute imagjinare.

Edi Rama: Integrimi nuk është muhabet. A e kam ftuar presidentin këto ditë të flasim për integrimin? Jo, nuk kam pasur ndonjë orë për muhabet. Integrimi është një proces, ka një hartë veprimi, stacione, ura ndërveprimi. Në këtë drejtim mund të them se po kemi qenë sëbashku në tryezën e këshillit kombëtar të integrimit dhe unë do të jem në çdo stacion dhe pikë ku është e nevojshme prania ime dhe presidenti do të bëjë zgjedhjen e tij. Përderisa ka qenë me siguri do të jetë përsëri. Në këtë drejtim do ta shikoja këtë që kam shprehur si gatishmëri. Patjetër në çdo rast ku është nevojshme për tu ulur do të ulemi dhe në çdo rast që presidenti e ka të nevojshme të komunikojë me mua për integrimin apo për çdo temë tjetër, mjafton që të mos jetë vendosja e një date zgjedhjesh sipas një Kushtetute imagjinare, unë jam i gatshëm që të ulem.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/rama-me-meten-ulem-cdo-teme-pervecse-caktimit-te-dates-se-zgjedhjeve-sipas-nje-kushtetute-imagjinare

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended