E ëma ngeci në vetting, por Hajdari beson te drejtësia:Ata që m'u hodhën si ujqër e morën përgjigjen
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Deputetja, Rudina Hajdari, ka komentuar nga Kuvendi vendimin për shkarkimin nga detyra si gjyqtare të nënës së saj Fatmira Hajdari.

Hajdari: Dita e sotme ka filluar me një lajm për familjen time. Shumë njerëz më janë hedhur në fyt dhe thonë që unë rri në Kuvend për time më. Ato që më janë hedhur si ujqër sot e morën përgjigjen, unë besoj te Reforma në drejtësi, kur e them për time më unë e them për të gjithë, sepse shkoj përtej interesave të familjes sime.

Gjyqtarja Fatmira Hajdari e Gjykatës së Apelit të Tiranës u shkarkua sot nga detyra pas problemeve të shumta me pasurinë dhe mosdeklarimin e revokimit të dy vizave amerikane në kriterin e figurës.

Vendimi u shpall nga trupa gjykuese e kryesuar nga Roland Ilia dhe me anëtarë Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja. Vetë Hajdari e konsideroi vendimin ?të pritshëm? pas seancës në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ndërsa avokati i saj, Maks Haxhia aludoi se ?KPK po pastronte me lista?.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/hajdari-nuk-e-humb-besimin-te-drejtesia-edhe-pas-shkarkimit-te-nenes-ata-qe-mu-hodhen-si-ujqer-e-moren-pergjigjen

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended