Top News - Ja kush janë 5 ‘të fortët’/ OFL shkon në Shkodër e Tepelenë
  • 4 years ago
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve Sokol Tavasja, Ismet Idrizi, Sokol Xhani, Gjeto Pepaj, Astrit Pata.
Raportohet se Sokol Tavasja, banues në Shkodër, eshte i dënuar per ?Prodhim dhe shitje narkotikësh?, ?Vrasje me paramendim? dhe ?Armëmbajtje pa leje?, ndersa Ismet Idrizi, banues në Shkodër, eshte nën hetim nga Prokuroria e shkodres për veprën penale ?Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë?.

Formular i dekriminalizmit nga OFL, i eshte derguar edhe Sokol Xhanit, gjithashtu banues në Shkodër, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, ?Armëmbajtja pa leje? dhe ?Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta?.
Nje tjeter shtetas ne siten e ofl eshte Gjeto Pepaj, banues në Shkodër, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim?.
Gjithashtu formular per deklraimin e pasurise I eshte derguar edhe Astrit Pata, banues në Tepelenë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për veprën penale ?Trafikimi i femrave?.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SPAK#OFL#TopChannel
Recommended