Top News - Kosovë, shtimi i rasteve/ Apel për respektimin e rekomandimeve

  • 4 years ago
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik e ka konsideruar shqetësuese, rritjen e numrit të personave të infektuar me koronavirus në Kosovë.


Të martën, ky institucion ka regjistruar 141 raste të infektimit me këtë virus brenda 24 orëve. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ky Institut ka bërë thirrje për zbatim të rekomandimeve të tij, duke theksuar nevojën për mbajtjen e maskave dhe ruajtjen e distancës prej 2 metrash. ?Numrat e këtyre ditëve të fundit tregojnë shumë. Këta numra tregojnë përkeqësim të situatës epidemiologjike me rrezik të shkuarjes drejt humbjes së kontrollit, si dhe drejt mbingarkimit pastaj të institucioneve shëndetësore?, është thënë në reagim.

Ky Institut ka thënë se ka rekomanduar Ministrinë e Shëndetësisë që të mbyllen sektorët ku ka raste pozitive, pasi janë raportuar persona të infektuar në organizata publike e private. Mes tjerash, ky Institut u ka kërkuar bizneseve dhe sektorit të gastronomisë që të veprojnë në përputhje me rekomandimet e IKSHPK-së, në mënyrë që të pamundësohet përhapja e koronavirusit. ?Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri kërkon ndryshimin e sjelljes sonë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën?, thuhet mes të tjerash në reagimin e këtij Instituti. Sipas të dhënave, autoritetet në Kosovë kanë regjistruar 1,756 raste të prekura me koronavirus. Prej tyre, 968 janë shëruar, derisa 34 pacientë tjerë kanë vdekur.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosovo#IKSHP#TopChannel

Recommended