Report TV - Për herë të parë shokon gjyshi: 1 nga 5 vajzat më tha, Bleona do kthehet në shtëpi
  • 4 years ago
10 vite nga zhdukja e Bleona Matës, kur plaga është ende e hapur, familjarët shokohen nga një lajm i fundit që ua ngriti zemrën peshë. Nëna e Gentianës, njëra prej 5 vajzave, që ishin me Bleonën atë ditë që vogëlushja u zhduk i ka pohuar familjes Mata, se vajza do të kthehej për tre ditë. Lajmin, që morën 3 ditë më parë, në një lidhje telefonike për emisionin ?Pa Gjurmë? e konfirmoi edhe gjyshi i Bleonës, Zenel Mata, i cili tha se pasi shkoi të pyeste në familjen e Gentianës e ëma e saj e mohoi.

??Nëna e Gentianës i ka thënë bashjëshortes se brënda 3 ditëve do kthehet vajza. Kur e takova nënën e Gentianës, ajo më tha se ishte një ëndërr e parë nga ajo. Bleonën e lanë vetëm dhe të pesta vajzat u shpërndanë, e fundit që e ka parë ka qenë Qamilja.Unë nuk kam kontakte me babain e Bleonës, për shkak të humbjes së vajzës. Nuk e di nëse ka bërë kërkime, por nuk besoj se ka kërkuar. Kur ka humbur vajza ai ka qenë në Maqedoni dhe nuk dyshoj tek ai, por 5 vajzat është e sigurtë që kanë gisht. Qamilja nuk flet, ajo shmanget sa herë përballet me ne??, tha Zenel Mata, gjyshi i Bleonës.Por jo pak është shokuar edhe nëna Bukurie Veizi, e cila e irrituar dhe e dëshpëruar nga kjo ngjarje e fundit thotë se krimin e kanë brenda në shtëpi.
Recommended