Për herë të parë shokon gjyshi:1 nga 5 vajzat më tha, Bleona do kthehet në shtëpi
  • 4 years ago
10 vite nga zhdukja e Bleona Matës, kur plaga është ende e hapur, familjarët shokohen nga një lajm i fundit që ua ngriti zemrën peshë. Nëna e Gentianës, njëra prej 5 vajzave, që ishin me Bleonën atë ditë që vogëlushja u zhduk i ka pohuar familjes Mata, se vajza do të kthehej për tre ditë. Lajmin, që morën 3 ditë më parë, në një lidhje telefonike për emisionin ?Pa Gjurmë? e konfirmoi edhe gjyshi i Bleonës, Zenel Mata, i cili tha se pasi shkoi të pyeste në familjen e Gentianës e ëma e saj e mohoi.??Nëna e Gentianës i ka thënë bashjëshortes se brënda 3 ditëve do kthehet vajza. Kur e takova nënën e Gentianës, ajo më tha se ishte një ëndërr e parë nga ajo. Bleonën e lanë vetëm dhe të pesta vajzat u shpërndanë, e fundit që e ka parë ka qenë Qamilja.Unë nuk kam kontakte me babain e Bleonës, për shkak të humbjes së vajzës. Nuk e di nëse ka bërë kërkime, por nuk besoj se ka kërkuar. Kur ka humbur vajza ai ka qenë në Maqedoni dhe nuk dyshoj tek ai, por 5 vajzat është e sigurtë që kanë gisht. Qamilja nuk flet, ajo shmanget sa herë përballet me ne??, tha Zenel Mata, gjyshi i Bleonës.Por jo pak është shokuar edhe nëna Buburie Veizi, e cila e irituar dhe e dëshpëruar nga kjo ngjarje e fundit thotë se krimin e kanë brenda në shtëpi.??Familja e burrit nuk po bëjnë asgjë për ta kërkuar.Është diçka që fshihet brënda familjes, sepse ish-vjehrri më tha se nëna e Gentianës i tha që këto 3 ditë do të vijë Bleona. Edhe Qamilja ka thënë kështu. Ato dinë diçka, sepse janë të sigurtë që do vijë vajza.Vjehrri e pyeti se ku e di ti dhe ajo tha mos u merr me këtë punë, por Bleona do të kthehet këto 3 ditë. Kot jemi lodhur duke kërkuar 10 vite kur krimin e kemi në shtëpi. Është diçka që fshihet shumë afër dhe ne nuk po e shohim.??, tha për emisionin ?Pa Gjurmë? nëna e Bleonës.Ndërsa ky është viti që do të festonte ditëlindjen e saj të 16-të, ka 10 vite që Bleona Mata nuk fik qirinjtë e tortës pranë familjes. Një nga zhdukjet më të bujshme, në dekadën e fundit kjo ngjarje mbetet ende e veshur me mister. Që në nisje të emisionit investigativ ?Pa gjurmë?, historia e Bleona Matës që u zhduk më 22 maj të vitit 2010, teksa kulloste bagëtinë në mal, sëbashku me 5 vajza të afërme të saj vijon të ngjallë tek publiku mjaft reagime. Prej dy vitesh zhdukja e mistershme e vogëlushes është rikthyer disa herë në studion e emisionit ?Pa Gjurmë, për shkak të mjaft informacioneve të mbërritura, me shpresën për të hedhur dritë mbi një të vërtetë të mundshme të fatit të saj.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Recommended