Top News - "Joshja" për punë/ SHBA, 1500 dollarë të papunëve

  • 4 years ago
Shteti amerikan i Idahos do t`i paguajë banorëve të tij të papunë 1,500 dollarë për t'i joshur të kthehen në punë dhe për t`i larguar kësisoj edhe nga përfitimet e shtuara federale të papunësisë. Përpjekja reflekton një propozim të paraqitur nga republikanët në Capitol Hill, i cili duhet të vendosë shpejt nëse do të vazhdojë të mbështesë miliona amerikanë që humbën punën për shkak të izolimit të imponuar prej pandemisë së koronavirusit. Disa ligjvënës republikanë favorizojnë shpërblimet si mënyrë për t`i nxitur njerëzit t`i rikthehen punës, ndërsa demokratët e Kongresit në përgjithësi duan që të zgjatet bonusi javor prej 600 dollarësh, si formë e përfitimeve të miratuara nga Kongresi në muajin mars në vazhdën e paketës 2 trilion dollarëshe të ndihmës për koronavirusin. Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudloë i tha CNN-it se pagesa prej 600 dollarë, e cila është vënë në krye të përfitimeve shtetërore, do të skadojë në fund të korrikut, ashtu siç ishte planifikuar."Ne duam që njerëzit të kthehen në punë", tha ai. "Presidenti po shikon mundësinë e një mase e cila të sigurojë një lloj bonusi për kthimin në punë," shtoi ai.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#Papunesia#TopChannel

Recommended