Report TV - Policia kontrolle me dron për drogë te zona pranë Liqenit të Bovillës

  • 4 years ago
TIRANË- Një operacion anti drogë me dronë është zhvilluar në liqenin e Bovillës në kryeqytet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë kontrolluan në zonën përreth liqenit të Bovillës, për identifikimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin e kanabisit. Përmes videos tregohet edhe pamja mahnitëse e liqenit dhe pemëve përreth, një ndër destinacionet më të bukura në kryeqytet.

Dronët janë kthyer në një prej mjeteve kryesore në operacionet antidrogë të policisë.

Kujtojmë se në Durrës u sekuestruan më 12 qershor 300 rrënjë kanabis në një zonë të pyllëzuar, ku u vunë në  pranga 2 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim në një operacion edhe me flotë dronësh.

Recommended