48 te infektuar me Covid-19 | Lajme - News

  • 4 years ago
Vendi ynë shënon një tjetër rekord të rasteve me Covid-19. Gjatë 24 orëve te fundit, epidemiologët kanë evidentuar 48 raste. Disa janë vatra të reja infeksioni, të cilat kanë zgjeruar edhe hartën e pandemisë. Numrin më të lartë e mban Tirana.

?Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 48 raste pozitive, 24 raste në Tiranë, 8 në Krujë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Elbasan, kontakte të rasteve të konfirmuara pozitivë, por ka shumë të reja në proces hetimi në Tiranë, Krujë, Fier, Durrës, Kamëz?.

Rritje ka pësuar edhe numri i pacientëve të shtruar në spital.

?Vijon të ketë shtrime të reja në Spitalin Infektiv. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin shërbim 52 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive dhe një i intubuar?.

Shumica e te infektuarve aktivë janë në Tiranë, Shkodër e Krujë.

?Në vendin tonë janë aktualisht 389 persona aktivë me Covid-19?.

Shqipëria numëron 1464 të infektuar nga nisja e pandemisë, por më shumë se 70% e të prekurve janë shëruar. Autoritetet nuk kanë përjashtuar mundësinë e mbylljes së vendit nëse infeksionet do të vijojnë të rriten.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/