Top News - Liqeni bëhet rozë/ Indi, ekspertët ngrenë supet!

  • 4 years ago
Ujërat e një liqeni 50 mijë vjeçar në Indi u bënë rozë, dhe askush nuk di ta thotë me bindje përse! Liqeni Lonar në shtetin e Maharashtras ndryshoi papritur ngjyrë këto ditët e fundit duke i çuditur të gjithë.


Ekspertët mendojnë se ndryshimi mund të ketë ndodhur për shkak të rritjes së nivelit të kripës në ujë, pranisë së algave ose një kombinimi të këtyre dy fenomeneve, siç ka ndodhur në liqenin Hillier të Australisë.

Gajanan Kharat, një gjeolog lokal, tha në një video të postuar në Twitter se diçka e ngjashme ka ndodhur më parë, por asnjëherë në këto përmasa.

?Ajo duket veçanërisht e kuqe këtë vit sepse kripësia e ujit është rritur,? tha ai.?Sasia e ujit në liqen është zvogëluar dhe liqeni është bërë i cekët, kështu që kripësia është rritur e ka shkaktuar disa ndryshime të brendshme?.

Po verifikohet ndërkohë nëse rol mund të ketë luajtur dhe prania e algave të kuqe. Kampionët janë dërguar në disa laboratorë, dhe shpresat janë që analizat e ujit të hedhin dritë mbi këtë mister. Liqeni, i ndodhur rreth 500 kilometra në lindje të Mumbait, është formuar sipas CNN-it, kur një meteorit goditi Tokën rreth 50,000 vite më parë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#India#LonarLake#TopChannel

Recommended