Top News - Protokollet e Covid-19/ ISHSH në alarm, tolerancë zero

  • 4 years ago
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor vijon kontrollet në të gjitha subjektet për të monitoruar respektimin e masave anticovid sipas protokollove të përcaktuara shëndetësore për parandalimin e përhapjes së epidemisë në vendin tonë.

Drejtorja e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho apelon subjektet të mos ulin vigjilencën, por të resektojnë në mënyrë rigoroze masat strikte të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa deklaron se nuk do të tolerohet asnjë shkelje nga ana e tyre.

?Ne kemi qenë në terren në të gjitha këto subjekte, por shikojmë një shkujdesje nga ana e subjekteve për masat mbrojtëse, sic janë maskat dhe dorezat. Ne i kemi këshilluar këto subjekte, por nga dita e sotme toleranca jonë do jetë zero dhe do ndëshkohet çdo subjekt që nuk i zbaton këto masa. Iu bëj thirrje të gjitha subjekteve për marrjen e këtyre masave për të parandaluar përhapjen e Covid19,?
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka kryer deri më tani 67320 inspektime për të parandaluar përhapjen e Covid 19, si dhe ka vendosur 205 masa administrative ndaj atyre subjekteve, të cilat kanë qenë në shkelje të protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#VjollcaBraho#ISHSH#TopChannel