Marshimi i Jezusit Durrsës - (3 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ky marshim ndodh për herë të dhjetë dhe të fundit në botën protestante. Mbi tre mijë të krishterë ortodoks shqiptarë, të besimit Ungjillor, nga gjithë rrethet e vendit dhe rreth dhjetë milion në të gjithë botën, sot kremtuan ditën globale të marrshimit për Jezusin.

Lutje për kombin, qeverinë, kishën dhe Kosovën, kanë përshkuar këtë ditë të shpresës dhe të shpalljes së pendimit nga rruga e mëkatit dhe kthim në rrugën e zotit. Për herë të parë ky marshim ka nisur ne vitin ?90 në Angli. Vizioni i të krishterëve vendosi për të marshuar në rrugët e qytetit për të sjellë një ide të re dhe shpresë.

Ideja ishte dhjetë vjeçare për të hyrë në mijëvjeçarin e ri me një shpresë të re, paqe në të gjitha qytetet që marshojnë. Gjithmonë ky marshim është bërë në Tiranë, sivjet bekohet Durrësi, pasi në Ilirinë e lashtë ky është qyteti që ngriti kishën e parë. Të gjithë në këtë ditë besojnë se është bashkuar trupi i kishës ungjillore në Shqipëri, bashkë me të dhe fryma e Jezusit./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/