Policia Ndertimore aksion ne prishjen e kioskave (21 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Policia Ndërtimore në bashkëpunim me atë të Rendit, rishfaqen sëbashku në shembjen e ndërtimeve pa leje. Këtë fundmuaj, radha e prishjeve i takon ambienteve të shkollave. "Sabaudin Gabrani", shkolla 8 vjeçare pranë 21 Dhjetorit, arrin të shfaqet pas rikonstruksionit. 10 ndërtime pa leje dy katëshe që kishin mbuluar këtë shkollë, sot ranë pre të fadromës së Policisë Ndërtimore.
Ky aksion i cili ka nisur në Rajonin numër 2, do të vazhdojë edhe në të tjera rajone duke përfshirë dhe çlirimin e zonave pranë kopshteve dhe çerdheve. Drejtori i Policisë Ndërtimore të Prefekturës Tiranë Lavdosh Dano, shpjegon:
"Ky aksion do të vazhdojë dhe më tej, sidomos në qendrën e kryeqytetit që është shpallur dhe monumenti i kulturës. Jemi në kuadrin e evidentimit të ndërtimeve të paligjshme dhe prap jemi në kuadrin e evidentimit të heqjeve të ndërtimeve të paligjshme sidomos pikat e karburanteve, gjithmonë këto në bashkëveprim të ngushtë me Prefekturën e Tiranës, Drejtorinë Arsimore dhe me Kontrollin e Lartë të Shtetit."
Afati 5 ditor paralajmërues për largimin nga dyqanet pa leje dhe nëpër trotuare, do të vazhdojë deri në fund të vitit ku mendohet se do të jenë shkulur dhe kioskat e Parkut Rinia./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/