Reforma Zgjedhore ne pikepyetje | Lajme - News

  • 4 years ago
Reforma Zgjedhore futet sërish në pikëpyetje.

Pas më shumë se 1 orë e 40 minuta takim, Kryeministri Rama nuk arriti të bindë krerët e grupeve parlamentare të opozitës të votojnë pro marrëveshjes së arritur me Lulzim Bashën. Ndonëse e cilësoi legjitim qëndrimin e tyre, i prerë ishte kur tha se do t?i qëndrojë marrëveshjes së nënshkruar edhe pse ndodhej mes 2 zjarresh.

Hodhi poshtë akuzat e opozitës parlamentare të opozitës për blerje votash. Në ndihmë për të bindur opozitën parlamentare kërkoi t?i vijë edhe Lulzim Basha.

Përfaqësuesit e opozitës parlamentare, përfshi edhe bashkëkryetaren e Komisionit të Reformës Elektorale firmëtare në marrëveshjen e 5 Qershorit, paralajmëruan se pa u plotësuar kërkesat e tyre, atëherë do të radikalizojnë qëndrimin e tyre në Kuvend.

Për miratimin e Reformës Elektorale nevojiten 84 vota, aktualisht maxhoranca ka 78 mandate deputetësh, ndërkohë që deputeti Lefter Maliqi u shpreh se do të votojë pro ndryshimeve në kodin elektoral.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended