Fullani: Ekonomia shqiptare kaloi fazën e krizës, asnjë bankë nuk falimentoi

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Borxhi prej 650 mln eurosh që ka marrë Shqipëria përmes Eurobondit, për ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani i ka shërbyer shumë ekonomisë në vend.

Në një intervistë për Ora News me gazetaren Matilda Mcini, Fullani thotë se ekonomia shqiptare e ka kaluar mirë krizën e shkaktuar nga pandemia në krahasim me shtete të tjera rajonale.

Ai shprehet se asnjë nga bankat të të gjitha niveleve dhe asnjë kompani e rëndësishme nuk ka falimentuar gjatë kësaj periudhe.

Fullani: I ka shërbyer ekonomisë. Tashmë unë e shoh si rutinë pasi vendi është shumë më ndryshe nga eurobondi i parë. Ekonomia kaloi fazën e vetë të gjatë të krizës. Ne dolëm pas asnjë gërvishtje nga kriza në ndryshim me disa vende të ballkanit dhe të Europës. Nuk kemi patur asnjë mbyllje, falimentim banke apo kompani të rëndësishme. U ftuan investitorë të huaj për të bërë investime kapitale dhe investimet e huaja direkte u shtuan sidomos ato në infrastrukturë dhe në punësimin afatgjatë. Situata është më ndryshe.



Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/fullani-ekonomia-shqiptare-kaloi-fazen-e-krizes-asnje-banke-nuk-falimentoi


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended