Legalizohen paratë e korrupsionit deri në 2017? Rama e mohon: Përjashtohen ata me poste politike
  • 4 years ago
Një ditë pasi Report TV zbardhi draftin konfidencial për amnistinë fiskale dhe penale që synon legalizimin e parave dhe të çdo pasurie të patundshme të padeklaruar deri më tani, ku përfitues sipas nenit 6, pika 2 ku listohen subjektet e përjashtuara, do të jenë edhe ish zyrtarët e lartë të shtetit deri në vitin 2017. Kreu i qeverisë Edi Rama në një konferencë për mediat tha sot se, e ka përjashtuar kategorikisht që pjesë e amnistisë do të jetë edhe kjo kategori.

?Bëni kujdes me draftet që qarkullojnë sepse nuk do të ishte hera e parë që dokumente false qarkullojnë sikur janë të qeverisë. Funksionarët janë tërësisht të përjashtuar nga amnistia. Politikanët nuk diskutohen. Gjithkush që ka pasur një mandat parlamentar apo në pushtetin vendor, që kur kanë ardhur zgjedhjet e lira në Shqipëri nuk mund të jetë pjesë e amnistisë.

Nëse bëhet fjalë për persona që 10 vjet më parë kanë punuar në shtet kjo është gjë tjetër. Por funksionarë të lartë, drejtorë aktuale të institucioneve janë përjashtuar. Nëse dikush ka punuar në shtet në vitet 90 pastaj ka vijuar me jetën private kjo është çështje tjetër. Asnjë që është marrë me politikë. Ka qenë gjykatës, prokuror qoftë edhe një ditë, nuk mund të amnistojë asgjë", tha Rama.

Por a është konsultuar qeveria shqiptare për amnistinë fiskale me organin e Këshillit të Evropës kundër pastrimit të parave, MONEYVAL? "Kemi diskutuar në mënyrë informale, por procedura e do që ne të vazhdojmë, ata bëjnë oponencat e tyre. Ata ndjekin të gjithë procedurën, është e drejtë sovrane e vendit, ata ndihmojnë me opinionet e tyre. Kjo e djeshme ndihmon edhe këtu, sepse nga dje jemi një vend i besueshëm" tha Rama.
Recommended