Greqi-Itali, pakt për detin/ Firmos marrëveshja historike për ndarjen e zonës ekonomike në det

  • 4 years ago
Ministrat e Jashtëm te Greqisë dhe Italisë kanë nënshkruar mesditën e se martës për herë te parë një marrëveshje historike për ZEE midis dy vendeve duke mbyllur nje cikël shumëvjecar negociatash për këtë çështje.

Marrëveshja është përfunduar në bazë të UNCLOS (ligjit ndërkombëtar te demarkacionit te zonave detare pas dakordësimit mes dy palëve. Aty konfirmohet e drejta për te përcaktuar ZEE ne bazë te ishujve në zonat detare, si dhe ne bazë te vijës se mesme të marrëveshjes së vitit 1977 për delimitimin e shelfit kontinental midis Greqisë dhe Italisë, si vije kufitare për ZEE te Greqisë dhe Italisë. Kreu I diplomacisë Dendias ka theksuar rëndësinë historike ndërsa ka çuar edhe mesazh tek Turqia për marrëveshjen e saj me Libine te cilën Athina e konsideron te paligjshme. Marrëveshja historike mes dy shteteve hap rrugë dhe për marrëveshjet për ZEE me Shqipërinë dhe Egjiptin.

?Synimi yne i vazhdueshem eshte përcaktimi i ZEE me të gjithë fqinjët tanë sipas ligjit ndërkombëtar, delimitimi i zonave detare dhe kjo arrihet përmes marrëveshjeve të vlefshme dhe jo përmes marrëveshjeve jo-ekzistuese, siç është ajo midis Turqisë dhe kryeministrit libian Saraj dhe sigurisht jo përmes depozitave të njëanshme?, shprehet Nikos Dendias.

?Bashkëpunimi mes Romës dhe Athinës është i ngushtë dhe i frytshëm edhe për cështjet e tjera si siria, kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit por edhe per mbeshtetjen e integrimit evropian te shqiperise dhe maqedonisë së veriut?, tha Di Maio.

Gjithashtu Athina dhe Roma kanë nënshkruar sot edhe Deklaratën e Përbashkët mbi Burimet e Mesdheu me te cilën shprehin angazhimin e tyre për një menaxhim të ekuilibruar dhe të qëndrueshëm të këtyre burimeve dhe bien dakord të zhvillojnë konsultime për të vlerësuar ndikimin e faktorëve të ndryshëm në praktikat ekzistuese të peshkimit të dy shteteve. Te dy ministrat kanë rëndë dakord ne fund te takimit edhe për heqjen e përkufizimit te lëvizjeve te qytetarëve te tyre drej njërit shtet apo tjetrit duke filluar nga e hëna e ardhshme.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: ht...

Recommended