Wake Up/ Hapen qendrat e formimit profesional. Fluks kërkesash për administrator pallati

  • 4 years ago
Gjithnjë e më shumë të rinjtë ne vend dhe jo vetëm, edhe ata që janë të papunë, e kanë kuptuar se për të zënë një vend në tregun e punës nuk është e nevojshme të ndjekësh universitetin, por mund të trajnohesh edhe në një profesion të caktuar për të bërë një punë e cila jo vetëm që mund të sjellë më shumë kënaqësi, por edhe të ardhura të mira financiare për të mbajtur familjen. Këtë sot gjithnjë e më shumë po e ofrojnë qendrat e formimit profesional të cilat pa dallim moshe e arsimimi ofrojnë trajnime për profesione nga më të ndryshmet që sot kërkohen vazhdimisht nga tregu i punës, si kuzhinierë, elektricistë, rrobaqepësi, estetiste, elektroautë etj. Kujtojmë se këta të rinj që zakonisht ndjekin këto kurse profesionale arrijnë të jenë një kontigjent shumë i kërkuar edhe për tregun e punës. Ashtu si ndodhi me shumë institucione të cilat mbyllën dyert për shkak të pandemisë, sot ato hapin sërish kurset e trajnimit për këdo që është i interesuar, gjithmonë në sajë të një protokolli të mirë përcaktuar. Por si po zbatohet ai dhe si ka qenë interesi i të rinjve gjatë këtyre ditëve ishim në një lidhje direkte në Qendrën Rajonale të Formimit Profesional Publik në Tiranë, me drejtoreshën Hanëme Mata dhe gazetaren Edlira Sulejmani.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended