Shkon ne 1263 numri i te infektuarve

  • 4 years ago
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 17 raste të reja me Covid-19. Bëhet fjalë për 8 të infektuar në Tiranë, 6 në Shkodër dhe 3 në Kamëz.

Ato janë kontakte të rasteve të mëparshme dhe disa raste të reja në Tiranë dhe Shkodër, që po hetohen sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri total i të infektuarve ka shkuar në 1263, ndërsa sëfundmi i janë shtuar edhe 3 personel shëndetësor. Vijon të ketë shtrime të reja në spital, ku aktualisht ndodhen 34 të prekur, nga të cilët 6 në terapi intensive, ku 2 janë intubuar.

Pavarësisht kësaj, Ministria e Shëndetësisë thotë se situata paraqitet e qëndrueshme. Edhe numri i të shëruarve ka pësuar rritje.

?Janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar në 945 numrin e të shëruarve nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë 284 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Kamëz?.

Ministria e Shëndetësisë bëri apel për kujdes.

?Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton për t?u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrëngimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës personale?./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended