Shkon ne 1122 numri i te infektuarve

  • 4 years ago
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 23 raste të reja me Covid-19. Nga këto raste 16 janë identifikuar në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnje, 1 në Durrës, 1 në Krujë dhe 1 rast në Librazhd.

?Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 19 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik?, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Prej rasteve pozitive 2 janë personel shëndetësor.

Numri total i të infektuarve ka shkuar në 1122. Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë duke e çuar numrin në 857. Aktualisht aktivë me sëmundjen janë 232 persona, kryesisht në Durrës, Tiranë, dhe Krujë.

Në Spitalin Infektiv janë të shtruar 26 pacientë, nga të cilët 4 janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar në gjendje të rëndë. Ministria e Shëndetësisë apeloi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm.

?Ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit dhe lani duart sa më shpesh. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz?./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended