Top News - Rikthimi në shkollë/ Prishtinë, ndoshta jo në shtator

  • 4 years ago
Nga e hëna, nxënësit e klasave të nënta në kosovë do të kthehen në bankat e shkollës, për mësimin plotësues që do të vijojë për dy javë. Në komunën e prishtinës deklarojnë se janë marrë masat dhe do të respektohen të gjitha rekomandimet, me qëllim ruajtjen e distancës dhe pastërtinë. Edhe maturantët do të bëjnë dy javë mësim nga 15 qershori. Drejtoresha e arsimit në prishtinë, shpresa shala, tregon për Kosova press, masat e marra.
Shala: Ne do t?i përfillim të gjitha rekomandimet e IKSHP-së
?Ne tashmë e kemi marr udhëzuesin nga ministria e cila na sqaron detajisht se si duhet vazhduar mësimi për këto nivele klasat e nënta dhe dymbëdhjeta. Tek këto kategori ndoshta është pak më vështirë sepse janë më të rritur dhe kemi parë edhe nga përvojat e shteteve të tjera që fëmijët e vegjël kanë qenë më pak të atakuar nga virusi, ndërsa kjo moshë është më e rrezikuar...
Zyrtarët e arsimit po punojnë që provimi final i klasave të nënta të mbahet më 23 qershor dhe ai i matyrës më 4 korrik. Por vështirësitë nuk do të jenë të pakta. Nxënësit në kosovë kanë ndjekur mësimin online muajt e fundit ndërkohë që drejtoresha e arsimit në prishtinë thotë se ka pak shpresa që procesi të rifillojë normalisht në shtator.
Shala: Nuk besoj që do të nis mësimi në shtator
...Sipas të gjitha gjasave do jetë shtatori fillimi përveç klasave të nënta dhe dymbëdhjeta nuk besoj që do kthehen sepse mësimi për klasat e dymbëdhjeta veç sa përfunduar, kurse e nënta më 11 i bjen javën e ardhshme nuk besoj që do ketë një kthim për nxënësit tjerë, mirëpo edhe nëse kthehemi dhe ka zero raste do jemi të lumturë të fillojmë punën sepse ka vështirësi dhe sfida të shumta, është dic?ka që ne për herë të parë po e bëjmë
Për shkak të përhapjes së pandemisë COVID19, si masë parandaluese, ish qeveria Kurti më 13 mars mbylli shkollat. Ndërsa, qe? nga 23 marsi i këtij viti ka filluar mësimi online.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Prishtine#TopChannel

Recommended