Top News - Maqedoni e Veriut/ 111 raste të reja në 24 orë

  • 4 years ago
Në maqedoninë e veriut, vazhdon të rëndohet bilanci i koronavirusit. Raportimi më i fundit për 24 orët e shkuar tregon 111 raste të reja koronavirusi, nga të cilët, 63 në shkup dhe të tjerat të ndara në qytete si kumanova, tetova, shtipi.
Gostivari etj. Ndërkohë dy janë viktimat e regjistruara për 24 orët e shkuara, një 53 vjecare nga struga dhe një 80 vjecar nga prilepi. Zyrtarët e institutit të shëndetit publik thonë se në 24 orët e fundit gjashtë pacientë janë shëruar. Numri total i pacientëve të diagnostikuar me covid 19 në maqedoninë e veriut ka shkuar tashmë në 3025, nga të cilët 1646 janë shëruar ndërsa 153 janë viktimat. Momentalisht në maqedoni ka 1226 raste aktive me koronavirus.
Por ndërsa rritja e numrit të infektimeve të reja coi në rikthimin e izolimit, janë shtuar sipas të dhënave edhe ndëshkimet për shkelësit e masave. Sipas policisë, janë regjistruar në 24 orët e shkuara 386 kundravajtje ndërsa 130 persona janë arrestuar për mos respektim të ndalimit të lëvizjes.
E diela ishte dita e tretë e karantinës në një pjesë të madhe të qyteteve të maqedonisë së veriut dhe ndalimi i kufizimit të lëvizjes përfundon të hënën në 5 të mëngjesit. Ndërkohë që në qytetet e prekura më pak nga koronavirusi, lëvizja e qytetarëve ndalohet në fasha të caktuara orare. Përjashtim nga ndalimet e lëvizjes bëjnë policia, ushtria, punonjësit shëndetësor, ata të marketeve dhe farmacive.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MaqedonieVeriut#TopChannel

Recommended