Top News - U dëmtuan nga tërmeti/ Veliaj- Do rikuperojmë 870 shtëpi

  • 4 years ago
Shtëpia e tyre u dëmtua nga tërmeti i shtatorit 2019 dhe sot familja allmuca me 6 anetare kane marre celsat e shtepise te re. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi nënë Bajames çelësat e shtëpisë së re, duke siguruar se edhe shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i nëntorit do të rindërtohen shumë shpejt.

Kam parë fotografitë e shtëpisë në shtator, pas tërmetit të parë. Por, dëgjova edhe historinë nga nënë Bajamja, sesi i kishte nxjerrë fëmijët, nipat e mbesat nga rrënojat e një shtëpie të ndërtuar me gurë e baltë, një ndërtim primitiv që nuk i bëri ballë as të parit, le më tërmetit të dytë. Jam shumë i lumtur që Xhemali dhe nënë Bajamja kanë sot një shtëpi të re, falë Rudinës dhe skuadrës së saj?
Kryebashkiaku tha se tashmë do të fillojë rikuperimi i 870 shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit, kushtoi se për projektin e rindërtimit të banesave monofamiljare janë kualifikuar 7 kompani, ndërkohë që më pas do të fillojë puna pa humbur kohë edhe për pallatet.

?Do të transformohet e gjithë zona, duke shtuar edhe shtëpitë e reja që do të bëjmë për shkak të tërmetit të nëntorit. Do të rikuperojmë 870 shtëpi të dëmtuara
Do nënshkruajmë kontratat me 7 kompanitë që janë kualifikuar dhe secilit do i japim nga një fshat; pra, një kompanie shtëpitë për Baldushkun, tjetrës Ndroqin, Pezën, njësitë e Tiranës, e kështu me radhë. Besoj se do t?i rikuperojmë në një kohë rekord, brenda këtij viti, të gjitha shtëpitë individuale në zonat rurale të Tiranës. Më pas do të marrim kohën për të vijuar me pallatet.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ErionVeliaj#TopChannel

Recommended