Basha nis fushatën: Fokusi ynë ringritja e ekonomisë! Kandidatët do i zgjedhë antarësia

  • 4 years ago
TIRANË- Partia Demokratike nis përgatitjet për fushatë me një platformë për ringritjen e ekonomisë. Kryedemokrati Lulzim Basha në përfundim të mbledhjes me kryesinë e Partisë, e cila ka zgjatur për më shumë se 1 orë, u shpreh se demokratët kanë gati një platformë për ringritjen e ekonomisë e cila do të prezantohet në të gjithë vendin. Ai është shprehur i bindur se PD do të fitojë zgjedhjet e ardhshme.

?Sfida më e madhe e çdo familje, e çdo shqiptari, është kriza ekonomike. Kjo krizë nuk mund të zgjidhet nga ta që zhvatën Shqipërinë. Ndaj e gjithë vëmendja jonë është tek e ardhmja. Ndaj PD dhe opozita e bashkuar janë të vendosur të paraqesin platformën ekonomike kudo në Shqipëri. Ne do t?i fitojmë zgjedhjet, do të kemi në fokus ringritjen ekonomike. Ky do të jetë përqendrimi i gjithë energjive tona. Do përqendrojmë gjithë energjinë tonë te fitorja e zgjedhjeve të ardhshme dhe zgjidhja e krizës së rëndë ekonomike, duke iu ofruar planin tonë shqiptarëve, për t?u kthyer ekonominë atyre?, tha Basha.

Recommended