Arrestimi i shefit të Fushë Arrëzit për përdhunim, Lleshaj: Gjest i ulët kriminal!

  • 4 years ago
?Një gjest i ulët kriminal i sjelljes së një punonjësi policie?, kështu u shpreh Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj për arrestimin e shefit të komisariatit të Fushë Arrëzit, me akuzën e përdhunimit.


Ministri Lleshaj tha se duhet që të kemi një qasje tjetër për policinë pas këtyre rasteve.
Më tej, ministri ka theksuar se duhen shtuar dhe çuar në ekstrem penalitetet për kujdestarët.

?Ka ardhur koha të rishikojmë në thelb qasjen tonë për mbrojtjen e viktimave të dhunës seksuale, veçanërisht fëmijëve. Pasi shumë prej rastet vijnë nga kujdestarët, rojet dhe është për të ardhur keq. Duhen shtuar penalitetet dhe duhen çuar në ekstrem penalitetet për kujdestarët. Nuk është thjeshtë çështje e ligjit por edhe e sensibilizimit shoqëror. Duhet të reagojmë thellë si shoqëri. Dënimi me vdekje i stërdiskutuar nuk ka kthim, është i pakthyeshëm. Kemi reaguar pas sinjalit të parë dhe nuk i dimë detajet por do të marrim masa më të forta. Rreziku vjen shpesh për ata që janë vendosur për të bërë rojën, pra kujdestarë?, u shpreh Ministri Lleshaj.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#TopChannel

Recommended