Top News - Kanye West 2 mln dollarë/ Për shkollën e vajzës të Floyd

  • 4 years ago
Gianna Floyd, vajza e George Floyd, 46-vjeçari afrikano-amerikan i vrarë nga një polic i bardhë në Minneapolis javën e kaluar, është vetëm 6 vjeç, por ajo nuk ka përse shqetësohet për shkollimin e saj në të ardhmen. Kanye West ka krijuar një fond i cili do të mbulojë plotësisht tarifat e kërkuara për shkollimin e vajzës, përfshirë atë universitar. Për të shprehur mbështetjen e tij për familjen Floyd dhe lëvizjen ?Black Lives Matter?, reperi dhuroi një total prej 2 milion dollarësh, i cili gjithashtu do të mbulojë tarifat ligjore për familjet e Arbery dhe Taylor, të vrarë përkatësisht në Georgia në 23 shkurt dhe në Louisville në 13 Mars të këtij viti. I kritikuar ashpër gjatë viteve të kaluara për mbështetjen e tij ndaj Donald Trump, bashkëshorti i Kim Kardashian këtë herë merr një qëndrim të vendosur antiqeveritar, pasi doli edhe vetë në shesh në përkrahje të protestave të "Black life Matter". Edhe pse nuk e komentoi vdekjen tragjike të George Floyd, Eest deshi të shprehte mbështetjen e tij të plotë dhe të përzemërt për familjen e 46 vjecarit, dhe të gjithë komunitetit afro-amerikan. Artisti gjithashtu ka vendosur të mbështesë me kontribute financiare sipërmarrjet afro-amerikane në qytetin e tij të lindjes, Chikago. E shoqja nga ana e saj është ofruar të paguajë faturat mjekësore për njërin prej protestuesve të plagosur në përleshjet e këtyre ditëve.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KanyeWest#TopChannel

Recommended