I dyshuari për zhdukjen e Madeleine Mccan/ Policia kërkon të dashurën kosovare të pedofilit

  • 4 years ago
Pedofili gjerman, i dyshuari kryesor tani në rastin e Madeleine McCann, mund edhe të përfitojë nga një amnisti këtë fundjavë ndërkohë që policia po përpiqet në mënyrë të dëshpëruar të provojë se është ai që e ka rrëmbyer vogëlushen dhe po kërkon edhe një ish të dashurën e tij, kosovare, asokohe nën moshën 18 vjeç, që mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit.

Policia po shpreson të gjejë kosovaren, që besohet se ka qëndruar me të dyshuarin Christian Brueckner në një shtëpi afër Praia da Luz, në Portugali, para se të ndahej prej tij dhe kjo ka ndodhur para zhdukjes së tre vjeçares më 3 maj 2007.

Shtëpia e fshatit në Algarve, ku ata kishin qëndruar, ka disa puse të braktisura dhe rrethohet nga fushëgrumbullime mbeturinash, është 25 minuta larg nga hoteli prej të cilit u zhduk Madeleine. Ajo po ashtu ndodhet mbi plazhin ku tre vjecarja luante me prindrit e saj. Një burrë bjond, që përputhet me përshkrimin e tij, mund të ketë vëzhguar apartamentin e Medit për rreth katër ditë sipas britanikes The Sun.

Brueckner është aktualisht pas hekurave në Gjermani, duke kryer dënimin me 21 muaj burg për trafik droge. Ndërsa ishte në burg, dhjetorin e shkuar, ai u shpall fajtor për përdhunimin e një turisteje amerikane 72 vjeçare në Praia da Luz, 18 muaj para zhdukjes së Madit. Sidoqoftë, dënimi me shtatë vite burg për këtë rast nuk do të fillojë deri sa të përfundojnë procedurat në apel. Dhe beteja ligjore me autoritetet gjermane për rastin e përdhunimit, do të thotë se ai mund edhe të dalë i lirë brenda pak ditësh, pasi ka kryer dy të tretat e dënimit të tij për trafik droge në burgun e kielit në Schlesëig Holstein.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MadeleineMcCann#ChristianBrueckner#TopChannel

Recommended