Te liruarit e Krrabes (13 Maj 2000)

  • 4 years ago
Deri para një muaji Krraba njihej vetëm nga përdoruesit e qymyrit dhe studentët e gjeografisë dhe gjeologjisë. Tani ky fshat, qytezë minatorësh, ka hyrë në gjuhën e përditshme bashkë me thesarin. Për të arritur deri këtu, l pas rrugën nacionale Tiranë-Elbasan dhe kalon përmes një rruge jo fort të keqe. Në rrëzë të këtij mali, banojnë dhe të akuzuarit kryesorë për vjedhjen e bujshme.
Pak ditë më parë, gjykata la të lirë dy nga të pandehurit. Kjo është shtëpia e Hykajve. Të Mërkurën Enveri është liruar për mungesë provash ndërsa i vëllai Ahmeti vazhdon të mbetet në qeli. Heshtja dhe mosbesimi rrethon këtë ndërtesë. Mezi arrijmë të hyjmë në oborr ku i biri i Enverit dhe një i afërm i tij, përpiqen të na përcjellin shpejt e shpejt duke na përsëritur për gjithçka se nuk dinë asgjë.
As që bëhet fjalë për të hyrë brenda shtëpisë ku Enveri duhet të jetë i mbyllur në arrest shtëpiak. Ndërsa pak më tutje, tek familja Alla duken më mikpritës. Edhe djalin e kësaj shtëpie, Bashkimin, e arrestuan të Dielën e kaluar për ta liruar më pas të Mërkurën. Por liria e tij nuk ka zgjatur shumë. Sot Prokurori Aleksandër Goga ka dërguar mandatin e arrestit në shtëpi. I ati i tij shprehet mjaft i shqetësuar.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended