Forcat e Briskut ruajne thesarin ne Krrabe (6 Maj 2000)

  • 4 years ago
Reparti Special i Brisk-ut dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë marrin ruajtjen e tuneleve të thesarit në Malet e Krrabës. Mbrëmë vonë këto grupe të veçanta kanë bllokuar rrugën që të çojnë drejt tuneleve, ndërkohë një togë e madhe e efektivave të Brisk-ut janë vendosur brenda në repart dhe në vendrojet e tuneleve të thesarit.
Masat të rrepta sigurie për të ruajtur pjesën tjetër të thesarit të florinjtë brenda në tunel. Kështu motivohet dislokimi i forcave speciale në Krrabë. Sipas oficerëve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe vetë hetuesit dhe Prokurorët që merren me ekpsertizën e ngjarjes, duhet të marrin leje të veçantë në Policinë e Rendit për të kaluar postblloqet e shumta. Toleranca është zero.
Nëse dikush tenton të kalojë pa leje apo në mënyrë të fshehur do të qëllohet nga forcat e Brisk-ut. Ari i mbetur në tunelet e Krrabës është shumë herë më i madh se ai i grabitur ka merituar një ruajtje speciale jo më me policë të zakonshëm. Ndërkohë nuk parashikohet asnjë lëvizje e mundshme e floririt nga këto tunele për vetë faktin se çdo gjë aty është në hetim dhe kjo gjë do të dëmtonte rezultatet e ekspertizës.

Gazetar: Eduart Frangaj


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended