Top News - Vdekja e shtetasit Sirian/ Policia-u rrezua nga kati i tretë
  • 4 years ago
Një shtetas sirian është gjetur pa jetë dhe me dëmtime në trup, mëngjesin e sotëm, në Durrës. Trupi u konstatua rreth orës 06.30, në trotuar, rrëzë llamarinave rrethuese të ish-hotel ?Vollgës?, pranë shëtitores bregdetare. Sipas burimeve policore, viktima është një i ri sirian rreth 20-vjeç që ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjeve të forta që ka pësuar në trup në rrethana ende të paqarta. Nga kqyrja e kufomës janë konstatuar trauma masive në trupin e tij. Paraprakisht dyshohet se i riu mund të jetë përplasur nga ndonjë automjet që lëvizte me shpejtësi dhe pasi e kanë zhvendosur nga rruga, autori apo autorët, janë larguar pa i dhënë ndihmën e parë. Nuk përjashtohet as pista e një krimi kundër personit. Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore dhe hetimet e mëtejshme që do të përcaktojnë shkakun e vdekjes dhe rrethanat e ngjarjes të cilat mbeten ende në kuadrin e dyshimeve.
Nderkohe po mengjesin e sotem, një 70-vjeccare ka humbur jetën pas zjarrit që ra në apartamentin e saj në Durrës. Ngjarja ka ndodhur ne katin e dyte dytë të një pallati, pranë mauzoleumit të dëshmorëve, në lagjen nr.10 të qytetit. Viktima D. Kocci e cila jetonte vetëm në banesë dyshohet se është asfiksuar nga zjarri që përfshiu apartamentin e saj. Kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Durres#TopChannel
Recommended